
Një qytetar me emrin Durim Aliu ka publikuar një njoftim, ku ka paralajmëruar një protestë kundër Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.
Në njoftimin e tij, Aliu ka treguar se protesta do të mbahet më 1 nëntor me fillim nga ora 12:00.
Kërkesa e protestës është dorëheqja e Kurtit.
Postimi i plotë:
THIRRJE PUBLIKE PËR PROTESTË
QYTETARË TË KOSOVËS, ZËRI YNË DUHET TË DËGJOHET!
Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkohen në një protestë paqësore për të shprehur pakënaqësinë dhe për të kërkuar përgjegjësi politike.
KËRKOJMË DORËHEQJEN E ALBIN KURTIT!
Është koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe kërkesat tona të shprehen hapur, me dinjitet dhe vendosmëri.
E diel, 1 nëntor 2026
Ora 12:00
Sheshi Skënderbeu, Prishtinë
Bashkohuni me familjen, miqtë dhe qytetarët e tjerë. Merrni pjesë me pankarta dhe mesazhe për të shprehur qëndrimin tuaj në mënyrë paqësore.
NJË POPULL, NJË ZË!
BASHKOHU NË PROTESTË!



