Shaqir Totaj bën marrëveshje bashkëpunimi me Nismën për Prizrenin

Kryetari i Prizrenit dhe kandidati për një mandat të dytë, Shaqir Totaj, u takua me ish-kandidaten e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, me të cilën u zotuan për bashkëpunim në të mirë të qytetit.

Në një takim miqësor, Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe kandidati për një mandat të dytë, Shaqir Totaj, është takuar me ish-kandidaten për kryetare nga Nisma Socialdemokrate, znj. Albulena Balaj-Halimaj.

banner

Gjatë bashkëbisedimit, Totaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të përfshirjes së të gjitha energjive pozitive në funksion të zhvillimit të qytetit.

“Me znj. Albulena Balaj-Halimaj ndamë të njëjtin qëllim – zhvillimin e Prizrenit. Vlerësoj gatishmërinë e saj për të kontribuar në këtë rrugëtim të përbashkët. Bashkimi i vizioneve dhe i përvojave tona është garanci për një Prizren edhe më të zhvilluar,” deklaroi Totaj.

Ai shtoi se ky bashkëpunim është dëshmi se përtej dallimeve politike, qëllimi i përbashkët duhet të mbetet përparimi i qytetit.

“Kjo është fryma që na udhëheq – bashkimi për punë të mira, për rezultate konkrete dhe për fitoren që i takon qytetarëve tanë më 9 nëntor,” u shpreh Totaj.

Takimi u mbyll me zotimin e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të çuar përpara projektet që synojnë mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e mëtejshëm të Prizrenit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.