
Lumir Abdixhiku thotë se përgjigjja ndaj popullizmit është puna, qytetaria dhe fitorja e Prishtinës.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka organizuar tubimin përmbyllës në Kryeqytet, ku i pari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka folur për rëndësinë e vazhdimësisë së punës dhe vizionit për qytetin.
Abdixhiku theksoi se përgjigjja më e madhe ndaj popullizmit është puna, qytetaria dhe fitimi i Prishtinës. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të votojnë për vazhdimësinë e këtij procesi.
“Prishtina nuk ka më kohë për eksperimente politike. Nuk ka më kohë për propagandë, për retorikë, për tallje me qytetarët. Prishtina nuk mund të kthehet në dorë të atyre që e shohin si trofe, jo si shtëpi,” tha Abdixhiku.
Ai shtoi se LDK ka punuar për të kthyer qytetin në rrugën e drejtë dhe se qytetarët duhet të mbështesin vazhdimësinë e këtij rrugëtimi.



