Haxhiu për rastin e Mitrovicës: PDK-ja humbi zgjedhjet dhe nuk mund ta kthejë rezultatin në tavolinë

Deputetja e VV-së thotë se tentativat për të sulmuar Mitrovicën dhe Albin Kurtin dështuan dhe qytetarët kanë folur qartë.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja ka komentuar zhvillimet e fundit në Mitrovicë, duke thënë se përpjekjet për të sulmuar njëkohësisht qytetin dhe kryeministrin Albin Kurti u kthyen në një “bumerang”. Sipas saj, rezultatet e zgjedhjeve u dëshmuan qartë më 12 tetor dhe 9 nëntor.

banner

“Vetë e ngritën vorbullën në Mitrovicë duke dashur të sulmojnë njëkohësisht edhe Mitrovicën edhe Albin Kurtin, për t’i akuzuar më pas se Mitrovica nuk i vlerëson dhe se nuk është bërë asgjë për të. Por vorbulla u kthye në bumerang,” tha Haxhiu.

Ajo shtoi se tani, pas dështimit të PDK-së dhe disa figurave të tjera për të fituar në terren ose përmes mediave, ka tentativa për të marrë rezultatin “në tavolinë”. Megjithatë, sipas Haxhiut, Mitrovica ka folur qartë dhe asnjë insinuatë nuk mund të ndikojë më.

Deklarata e saj nënvizon se qytetarët e Mitrovicës kanë votuar me vendosmëri, duke reflektuar vullnetin e tyre real dhe duke mbrojtur integritetin e zgjedhjeve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.