Ndërprehet “Pressing”-u, Parim Olluri dhe Nezik Kraki nisen drejt njëri-tjetrit për t’u përplasur fizikisht

Në emisionin “Pressing”, ka ndodhur një incident mes Nezir Krakit, deputet i partisë Guxo, dhe gazetarit Parim Olluri, i cili për pak sa nuk u përshkallëzua në përleshje fizike.

Gjatë debatit, Kraki dhe Olluri kanë përdorur gjuhë të papranueshme, duke rrezikuar përleshje fizike.

banner

Ky tension ka shkaktuar ndërprerjen e transmetimit televiziv.

Gjatë debatit të ashpër, Kraki dëgjohet duke i drejtuar Ollurit fjalët:

“Qyp atje, zagar.”

Pas kësaj, tensionet u rritën, dhe Olluri shihet duke u ngritur dhe duke u drejtuar në drejtim të Krakit. Në këtë moment, transmetimi televiziv u ndërpre për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

Incidenti ka shkaktuar reagime në rrjete sociale, ku shumë komentues e kanë cilësuar sjelljen si të papranueshme dhe jashtë etikës profesionale për një debat publik.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.