
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, në të cilën ka këkruar që të adresohen vonesat e pagave për punëtorët e RTK-së.
E gjithë kjo vonesë ka ardhur si pasojë e mosformimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa në legjislaturën e re, që doli nga zgjedhjet e shkurtit të 2025.
Në letrën e saj, Osmani ka njoftuar Bashën se mbi 700 punëtorë të RTK-së kanë mbetur pa paga për shkak të mosformimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa në legjislaturën e re të Kuvendit.




