Alisa Jetullahu, 99-shi i LDK-së, zëri i rinisë që ndërton të ardhmen e Kosovës

Alisa Jetullahu është vajza më e re në listën e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, e diplomuar në drejtimin “International Business” në SRH Heidelberg, Gjermani, dhe aktualisht duke specializuar në Artificial Intelligence for Business në EU Business School Online.

Ajo synon të jetë një zë i fuqishëm për rininë, gratë dhe familjet që kërkojnë më shumë mundësi dhe mbështetje nga shteti.

banner

Alisa ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm edhe në nivel lokal: ajo ishte gruaja më e votuar në Podujevë gjatë zgjedhjeve lokale për Kuvendin Komunal në vitin 2025.

Përveç rinisë, ajo është një aktiviste e angazhuar në të drejtën e grave dhe përmirësimin e mundësive për të gjithë qytetarët.

Të rinjtë e shohin Alisën si një përfaqësuese reale të brezit të tyre, që i dëgjon dhe shtynë përpara kërkesat e tyre, nga papunësia deri tek mungesa e perspektivës.

Përveç angazhimit publik, ajo ka përvojë në menaxhimin e biznesit privat dhe aktivitete vullnetare në organizata bamirësie, duke treguar energji, përkushtim dhe aftësi udhëheqëse.

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vota për Alisa Jetullahu identifikohet me numrin 99. Me kombinimin e përgatitjes akademike, përvojës profesionale dhe angazhimit aktiv, Alisa Jetullahu është zgjedhja ideale për të sjellë ndryshim të prekshëm dhe zgjidhje reale për rininë dhe komunitetin në Kuvendin e Kosovës.

Artikull promovues

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.