Gazetarja Çerkini dhuron një mijë euro për popullin e Ukrainës: Më njoftoni nëse dëshironi të ndihmoni

Gazetarja e njohur, Vjosa Çerkini, ka njoftuar sot se javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Ukrainës, ku do të realizojë një vizitë humanitare në qytetin e Lvivit.

Në statusin e saj, Çerkini ka shkruar se personalisht do t’i dhurojë 1 mijë euro për njerëzit në nevojë në Ukrainë.

banner

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që duan të kontribuojnë me veshmbathje, ushqime apo para, ta kontaktojnë.

Javën e ardhshme do të jem në Ukrainë dhe po dhuroj 1000 euro për njerëzit në Lviv. Nëse dëshironi të sillni rroba, ushqim ose para direkt atje për njerëzit, ju lutem më njoftoni”, ka shkruar Çerkini.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.