Reagimi i Leon Avdullahut ndaj Xhakës: Nuk kam deklaratë, veç i uroj suksese

Mesfushori i Kosovës i përgjigjet edhe deklaratave të Granit Xhakës, ndërsa thotë se objektivi mbetet kualifikimi në Botërorin 2026.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu, ka shprehur emocionet e tij pas arritjes së madhe historike: sigurimit të vendit në play-offin e Botërorit 2026. Futbollisti, i cili vetëm pak muaj më parë la Zvicrën për ngjyrat e Kosovës, tha se kjo është vetëm gjysma e rrugës drejt ëndrrës së madhe.

banner

“Një arritje shumë e madhe, historike. Hala s’kena arritë ku dojna me arritë. Kena forcë me arritë në Botëror, është e vështirë. Kena me ia tregua na krejt Kosova Zvicrës se sa jena të fortë”, u shpreh Avdullahu, duke theksuar vetëbesimin e grupit për fazën e ardhshme.

Deklarata e tij vjen vetëm pak ditë pas fjalëve të Granit Xhakës, i cili kishte thënë se “Avdullahu dhe Hajdari nuk do të kishin vend te Zvicra”. Mesfushori i Kosovës zgjodhi t’i përgjigjet me sportivitet:

“I uroj vetëm suksese atij, s’kam kurrëfarë deklarate ndaj tij”, përfundoi ai.

Avdullahu iu bashkua Kosovës në shtator, duke u bërë një nga figurat kyçe të mesfushës dhe një prej simbolikave të brezit të ri që po e udhëheq vendin drejt ëndrrës së Botërorit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.