
Partitë parlamentare kanë propozuar emrat për nënkryetar, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit.
Ardian Gola është propozuar nga VV-ja për nënkryetar.

Vlora Çitaku ishte propozimi i PDK-së.
Kujtim Shala u propozua nga grupi parlamentar i LDK-së.
Ndërsa komuniteti serb, që në këtë rast përfaqësohet në shumicë nga Lista Serbe, propozoi Sllavko Simiq për nënkryetar.
Emilia Redzepi ishte propozim i komuniteteve joshumicë joserbe.
Ende nuk janë votuar nënkryetarët e propozuar, pasi nuk ka dakordim për mënyrën e votimit.
Haxhiu ka dhënë 30 minuta pushim, duke ftuar shefat e grupeve parlamentare për t’u konsultuar për këtë temë.



