
Autoritetet po hetojnë rrethanat e hyrjes dhe aktivitetet e tyre në zonë.
Katër gjuetarë serbë janë arrestuar sot në fshatin Sfircë, brenda territorit të Kosovës.
Sipas burimeve të RTK-së, fillimisht trupat e KFOR-it kanë njoftuar Policinë e Kosovës për rastin dhe më pas është kryer arrestimi.
“Janë arrestuar 4 gjuetarë serbë në Sfircë nga KFOR-i, i cili më pas ka thirrur Policinë e Kosovës. Ata aktualisht ndodhen në mbajtje,” kanë thënë burimet për RTK-në.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e hyrjes së gjuetarëve në territorin e Kosovës dhe aktivitetet që ata po kryenin në zonë.



