Shqipëria hap bisedimet për kapitujt e fundit të anëtarësimit në BE

Në Bruksel është mbajtur konferenca e shtatë ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku u diskutuan reformat dhe grupkapitujt për integrimin evropian.

Në Bruksel është mbajtur konferenca e shtatë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke shënuar hapjen e bisedimeve për kapitujt e përfshirë në grupkapitullin e fundit për negociatat e anëtarësimit të vendit në BE. Shqipëria ka hapur bisedimet për 5 kapitujt e përfshirë në grupkapitullin 5: “Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet”.

banner

Pas konferencës u mbajt një takim për mediat me kryeministrin Edi Rama, komisioneren për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, dhe ministren daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, pasi Danimarka mban presidencën e radhës të BE-së.

Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria del me krenari nga kjo fazë e parë dhe se do të vazhdojnë punën me intensitet dhe disiplinë për të dhënë rezultate konkrete. Ai theksoi mbështetjen e qytetarëve shqiptarë ndaj procesit të integrimit dhe synimin për përfundimin e negociatave deri në vitin 2027, me anëtarësim të plotë në BE deri në 2030.

Komisionerja Marta Kos theksoi se hapja e grupkapitujve është një sukses i jashtëzakonshëm dhe rezulton nga përpjekjet e autoriteteve shqiptare dhe qytetarëve për reforma të rëndësishme. Ministrja Bjerre nga ana e saj vuri në dukje se negociatat e Shqipërisë po zhvillohen me një ritëm rekord dhe se hapja e të gjithë grupkapitujve është njohje për punën e madhe të vendit drejt së ardhmes evropiane.

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2014, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare u mbajt në korrik 2022. Që atëherë janë zhvilluar gjashtë konferenca të tjera, duke përparuar me hapjen e kapitujve të negociatave.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.