
Kryeministri thekson rëndësinë e proceseve të rregullta zgjedhore dhe bashkëpunimit politik në funksion të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Në urimin e tij, Kurti ka theksuar se proceset demokratike brenda subjekteve politike, si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë i spektrit të gjerë politik, janë parime thelbësore për funksionimin dhe avancimin e shtetit.
Ai ka nënvizuar se do të vazhdojë angazhimin për një bashkëpunim korrekt, gjithmonë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe përgjegjësitë që burojnë nga shërbimi ndaj Republikës së Kosovës.



