
Shorti ka vendosur dy duele të forta, ndërsa Kosova për herë të parë ndeshet zyrtarisht me Sllovakinë.
Kosova pritet të përballet me Sllovakinë në gjysmëfinale, ku përballja do të zhvillohet në fushën e nikoqirit, shkruan Insajderi. Në gjysmëfinalen tjetër, Shqipëria do të ketë kundërshtare Poloninë, duke krijuar dy duele të nivelit të lartë.
Kjo do të jetë hera e parë që Kosova përballet me Sllovakinë në një ndeshje zyrtare, çka e bën sfidën edhe më të veçantë dhe të paparashikueshme.



