Musliu kritikon Osmanin: E nxore sheshit që je kokë e këmbë nën urdhërat e Dejonës

Datë e propozuar edhe nga Albin Kurti; vendimi shkakton reagime nga deputetët e PDK-së.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar më 28 dhjetor mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, raporton Reporteri.net. Kjo datë përkon me propozimin që vetë Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e kishte vlerësuar si të përshtatshme gjatë takimit të Osmani me krerët e partive politike.

banner

Vendimi i Presidentes ka nxitur reagime nga skena politike. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka sulmuar Presidenten Osmani, duke thënë se ajo vepron sipas urdhërave të Dejona Mihalit.

“Vazhdimisht kemi pasur të drejtë. Sot përfundimisht e nxore sheshit që je këmbë e kokë nën urdhërat e Dejones. Presidente e Dejones”, ka shkruar Musliu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.