
Pas largimit të fotografisë së ish-presidentit historik Ibrahim Rugova nga vendi ku ishte ekspozuar më parë, vendimi nxiti kritika të shumta nga politikanë dhe qytetarë.
Tash, Presidenca i ka vendosur portretet e Rugovës dhe të ish-komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, pranë njëri-tjetrit në objektin e saj.
Largimi i fotografisë së Rugovës kishte nxitur reagime të shumta publike, ku u kërkua rikthimi i saj në një vend të nderit. Deri më tani, Presidenca nuk ka dhënë sqarim nëse vendosja e re është bërë si përgjigje ndaj këtyre kritikave



