Gani Geci e nis nga kulla fushatën për vëllain: Jemi kundër bandave komuniste të PDK dhe VV

Gani Geci ka shpërndarë një fotografi me vëllain e tij, Fadilin, duke njoftuar se do të jetë kandidat i LDK-së për deputet.

Geci ka shkruar se do t’i qëndrojnë besnik rrugës së Ibrahim Rugovës, ish-president historik i Kosovës.

banner

“Të dashur miq, nga sot janë shpallur zgjedhjet dhe ato do të mbahen më 28 dhjetor 2025.Nga Kulla e Bajraktarit të Llaushës do të nisë fushata e Fadil Gecit, kandidatit nga radhët e LDK-së për këto zgjedhje.Si gjithherë, do të jemi kundër bandave komuniste të PDK-së dhe të LVV-së, që kanë dalë nga i njëjti brum politik, me emrin LPK.

Meqë dita e zgjedhjeve përkon me ardhjen e mërgimtarëve, kërkojmë nga mërgimtarët tanë mbështetje maksimale për Fadil Gecin dhe familjen Geci.

Ju premtojmë se kurrë nuk do të heqim dorë nga Flamuri Dardan dhe ai Kombëtar.Do t’i qëndrojmë besnik programit të djathtë politik të LDK-së dhe rrugës së Presidentit Rugova” – ka shkruar Geci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.