
Lirim Mehmetaj, gazetar dhe analist i përhershëm në “Debat Plus”, ka publikuar një video, në të cilën analizon përplasjet brenda PDK-së.
Më saktë, Mehmetaj ka folur rreth Ramiz Lladrovcit, kryetar i Drenasit, i civili së fundmi ka dhënë një intervistë në Klan Kosova.
Mehmetaj e ka quajtur Lladrovcin si “hajgare e dalë nga kontrolli”, transmeton Gazeta Politika.
“Ramiz Lladrovci e pati vendos kusht largimin e Memli Krasniqit nga kryetarllëku në mënyrë që ky të kthehet…
Por, në paraqitjen e tij të fundit në Rubikon, tregoi se tash ka kushte të tjera. Të reja.
Kjo, tregon se Lladrovci – kjo hajgare e dalë nga kontrolli – nuk e ka qëllimin të kthehet asnjëherë, por ta vazhdojë viktimizimin.
Dhe përfundimisht, t’ia bëjë PDK-së, atë që Vjosa Osmani ia bëri LDK-së” – ka shkruar Mehmetaj, ndër të tjera.



