“Pas shumë vuajtjesh, je në shtëpi” – Reagimi prekës i gruas pas lirimit të Arbnor Spahiut

Bashkëshortja e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale, Arbnor Spahiu, e përshkruan kthimin e tij si fundin e dhimbjes dhe fillimin e lumturisë së familjes.

Jeta Spahiu, bashkëshortja e Arbnor Spahiut, ka reaguar me një mesazh emocional pas lirimit të tij nga autoritetet serbe. Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës ishte mbajtur në burg për një periudhë të gjatë, ndërsa sot është rikthyer në familje.

banner

Në një postim në Facebook, Jeta i ka uruar mirëseardhje bashkëshortit dhe e ka përgëzuar për forcën dhe durimin e treguar gjatë gjithë kësaj kohe. Ajo tha se periudha e pasigurisë dhe dhimbjes ka qenë tepër e rëndë për të dy, por besimi në të vërtetën i ka mbajtur të fortë.

“Bashkëshorti im u lirua më në fund. Pas kaq shumë dhimbjesh, pas kaq shumë netëve pa gjumë, pas gjithë asaj barre që e mbajte i vetëm atje brenda… sot më në fund je në shtëpi”, ka shkruar ajo.

Jeta Spahiu theksoi se megjithëse Arbnori ka kaluar shumë dhe ka përjetuar më shumë se çdokush mund të imagjinojë, kthimi i tij shënon një pikë të re nisjeje për familjen.

“Nuk u dorëzove asnjëherë, sepse e dija që e vërteta jonë do fitonte. Mirë se erdhe, dashuria ime e jetës. Fundi i dhimbjes është fillimi i lumturisë sonë”, përfundoi ajo në reagimin e saj.

Lirimi i Arbnor Spahiut është pritur me emocione të forta nga familja dhe komuniteti, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.