Ramush Haradinaj prek me fjalët për ish-ushtarët e UÇK-së: Luftëtari nuk harrohet

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, thotë se harresa dhe propaganda nuk mund të fshijnë shpirtin e luftëtarit.

Ramush Haradinaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka folur për gjendjen e ish-luftëtarëve, të cilët, sipas tij, shpesh injorohen nga institucionet e shtetit.

banner

Çdo ditë e më shumë që kalonte, qeveria i harronte,” ka thënë Haradinaj. “Harresën për luftëtarin e krijoi propaganda, duke kaluar nga injorimi deri te ofendimet për veshje, e deri te shkelja e respektit gjatë marshimeve. Dokumentet dhe proceset gjyqësore janë përdorur për të realizuar një harresë kolektive.”

Ai thekson se kjo nuk mund t’i prekë thellësisht luftëtarët.

Luftëtarin po e godasin, sepse e njohin procedurën ushtarake të përgatitjes së tij. Por, thellë në shpirt dhe mendje, nuk mund të depërtojnë asnjëherë. Luftëtarët gjithmonë jetojnë me qëllime të qarta. Ai nuk ka frikë nga stuhitë, sepse stuhitë e kanë frikë vendosmërinë e tij.

Haradinaj përshkruan më tej se luftëtarët mbajnë plagët si medalje dhe heshtjen si urdhër. Jeta e tyre është komandë, mbron atdheun kudo dhe çdo ditë, ndërsa qëndrimi i tyre është shembull për të gjithë: durim në paqe dhe guxim në luftë.

Lumët Ju,” përfundon ish-komandanti, “për kontributin, sakrificën dhe shembullin. Ata që tentojnë ta harrojnë luftëtarin, do të humbin gjithmonë me turp.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.