Kica-Xhelili: Abdixhiku kishte kërkuar konsensus politik për tejkalimin e barrierave ligjore

Nënkryetarja e LDK-së thotë se VV ka shmangur konsensusin politik dhe ka përdorur projektligje të papërgatitura.

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj një deklarate të kreut të partisë, Lumir Abdixhiku, të bërë më 11 nëntor në emisionin Rubikon të Klan Kosovës.

banner

Abdixhiku kishte kërkuar konsensus politik për të tejkaluar barrierat ligjore në komisionet parlamentare, duke sugjeruar që propozimi të bëhej edhe përmes iniciativës së Presidentes së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Kica-Xhelili kritikon Lëvizjen Vetëvendosje (VV), duke thënë se kjo e fundit ka ftuar seancë në mënyrë të kundërligjshme dhe me një propozim të qeverisë, jo të Presidentes, ndërsa projektligjet nuk u koordinuan me palët tjera parlamentare.

“Kaq e thjeshtë ka qenë situata. Është kërkuar konsensus politik që propozimi të bëhej, qoftë edhe si paketë e Presidentes, për të tejkaluar barrierat ligjore të komisioneve parlamentare. Por VV ka zgjedhur të luajë me zvarritje ditësh. Në fund, ftoi seancë kundërligjshëm dhe me projektligje të papërgatitura,” ka shkruar ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.