Daut Haradinaj i bindur: AAK-ja do ta kalojë pragun dhe do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme

Anëtari i AAK-së thotë se Aleanca ka kapërcyer sfida të mëdha ndër vite dhe se më 28 dhjetor do të sigurojë përfaqësim të fortë në Kuvend.

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se subjekti i tij politik ka dëshmuar vazhdimisht aftësinë për të përballuar sfida të mëdha dhe për t’i kapërcyer ato në momente kyçe për vendin.

banner

Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Haradinaj u shpreh i bindur se AAK-ja jo vetëm që do ta kalojë pa problem pragun zgjedhor në zgjedhjet e 28 dhjetorit, por edhe se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

“Kjo historia e pragut. A e kalon AAK-ja ka kaluar shumë raste. Edhe një kohë kanë menduar që vetë fillimi i luftës e çlirimi i vendit është prag i kapërcyeshëm, por kemi dëshmuar që mund ta kapërcejmë. Pastaj, kemi kaluar pragun e krijimit të ushtrisë. Kemi kaluar pragun e taksës 100 për qind për Serbinë. Kemi kaluar pragun kur e kemi nacionalizuar Trepçën, pothuajse i kemi kthyer aksion 100 për qind”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se Aleanca “si kurrë më parë” do të jetë pjesë e fuqishme e Kuvendit pas zgjedhjeve parlamentare.

Mendoj që nuk do të ketë ekzekutiv pa Aleancën pas këtyre zgjedhjeve”, përfundoi Haradinaj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.