
Aktor i njohur, Dardan Gashi, ka shkruar një status, në të cilën ka pretenduar se një person, të cilin nuk e njeh, ka ofenduar djalin e tij 9-vjeçar.
Tutje, ai ka cituar fjalët që ky person ia drejtoi fëmijës së tij.
“Pas programit, bashkëshortja mori fëmijët dhe shkoi te takohej me motrën e saj në sheshin “Zahir Pajaziti”. Nili, i emocionuar e i gëzuar, duke ecur në shesh preku lehtë këmbën e një djali rreth të 30-ave. Një prekje e pafajshme e një fëmije 9-vjeçar, i shoqëruar me nënën e tij të mbuluar… dhe kjo mjaftoi që ky tip i sëmurë nga islamofobia të shpërthente në ofendime ndaj një nënë me dy fëmijë të vegjël.
E shau, e ofendoi në mënyrën më banale. Dhe kur pa që po injorohej, ai vazhdoi me fyerje që s’kanë vend në asnjë shoqëri: “Juve duhet me ja sh*** edhe Muhamedit edhe Jezusit”” – ka shkruar Gashi, ndër të tjera.



