
Ish-ambasadorja falënderon pjesëmarrësit dhe kërkon drejtësi për të akuzuarit në Hagë.
Vlora Çitaku ka marrë pjesë sot në protestën e mbajtur në Shkup në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.
Çitaku ka publikuar fotografi nga protesta, duke theksuar se qytetarët u mblodhën me një kërkesë të vetme: drejtësi. Ajo falënderoi pjesëmarrësit për mbështetjen e treguar, duke kujtuar solidaritetin e tyre edhe gjatë luftës në Kosovë.
“Sot në Shkup u mblodhëm me një kërkesë të vetme: duam drejtësi. Faleminderit motrave dhe vëllezërve tanë që, ashtu siç na i hapët dyert dhe zemrat gjatë luftës në Kosovë, edhe sot na dëshmuat se jeni me ne. Ju rritë nderi”, ka shkruar Çitaku.



