Abdixhiku: Kurti më ka ofruar “gjithçka”, vetëm që Vjosa Osmani të mos bëhej presidente

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Albin Kurti i kishte ofruar shumë më tepër se katër ministri për të hyrë në bashkëqeverisje me LVV-në.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Abdixhiku tha se oferta kishte vetëm një kusht – që Vjosa Osmani të mos bëhej presidente.

banner

“Kush po të thotë që janë veç 4 ministri? [Oferta ka qenë] gjithçka, veç Vjosën mos me ba presidente”, deklaroi Abdixhiku.

Gjatë intervistës, Vjosa Osmani e pyeti Abdixhikun se kush e kishte pasur këtë qëndrim.

“Vetëvendosje, qysh kush e ka pasë?”, u përgjigj Abdixhiku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.