Abdixhiku nga qyteti i Kushtetutës: Askush nuk e ndien krizën kushtetuese si Kaçaniku

Kryetari i LDK-së thekson rëndësinë historike të Kaçanikut dhe bën thirrje për respektimin e Kushtetutës dhe ndërtimin e një shteti funksional që u shërben qytetarëve.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur sonte një tubim në Kaçanik, duke rikujtuar rolin historik të këtij qyteti në themelimin e shtetit të Kosovës, aty ku u miratua Kushtetuta e Kaçanikut. Ai tha se Kaçaniku e ndien më thellë se kushdo tjetër krizën kushtetuese dhe bllokimin institucional, sepse ky qytet e di peshën e shtetit, përgjegjësisë dhe themeleve të Republikës.

banner

Abdixhiku u shpreh se në Kaçanik është thënë “po” shtetit edhe në kohët kur shteti ishte vetëm ide dhe shpresë, ndërsa sot po përballemi me shkelje të Kushtetutës dhe mungesë të funksionimit normal të institucioneve. Sipas tij, këto rrethana kërkojnë urgjentisht kthim te normaliteti institucional.

Ai theksoi se gjatë takimit u fol hapur për, siç i quajti, pesë vitet e humbura, për mungesën e shtetit dhe për nevojën që institucionet të rikthehen në shërbim të qytetarëve. Abdixhiku tha se LDK-ja ofron një program të qartë, me zotime reale dhe të matshme, duke vënë theksin te familja, puna, rinia dhe ndalja e ikjes së të rinjve nga vendi.

Në fund, ai prezantoi edhe kandidatët e LDK-së për zonën e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, duke theksuar se këto komuna përfaqësohen nga dy kandidatë me përgjegjësi institucionale dhe profesionalizëm: Kimete Kuka Hasallari me numrin 90 dhe Dr. Xhevdet Çuni me numrin 86.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.