Adriana Matoshi e nis me ironi mandatin e saj: Te puna e babit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje shënon mandatin e tretë radhazi me një postim satirik në rrjetet sociale.

Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka rikonfirmuar mandatin e saj parlamentar të mërkurën gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke vazhduar kështu rrugëtimin e saj politik për të tretin mandat radhazi.

banner

E njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe shpeshherë ironik në komunikimin publik, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje e shënoi këtë moment edhe me një publikim në rrjetet sociale.

Ajo ndau një fotografi në InstaStory, ku shfaqet duke pozuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, ndërsa mbishkrimi që zgjodhi të përdorë tërhoqi menjëherë vëmendje.

“Te puna e babit”, shkroi Matoshi.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.