Aktivistja shqiptare Gresa Hasa ka mbështetur publikisht format e reja të protestës qytetare që kanë marrë hov gjatë të ashtuquajturit “Revolucioni i Flamingove”, duke përfshirë edhe bojkotin e bizneseve dhe publikimin masiv të vlerësimeve (reviews) negative në platformat online.
Gjatë ditëve të fundit, në kuadër të protestave kundër qeverisë dhe bizneseve që protestuesit i konsiderojnë të afërta me pushtetin, qytetarë të shumtë kanë nisur të lënë vlerësime kritike në profilet e bizneseve, kryesisht në Google Reviews dhe platforma të tjera, si formë presioni ekonomik dhe reputacional. Kjo është shndërruar në një nga format më të përfolura të protestës, krahas thirrjeve për bojkot të disa kompanive.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hasa tha se sa më e madhe të jetë pabarazia e forcës mes shtetit dhe qytetarëve, aq më legjitime bëhen format e mosbindjes civile.
“Sa më asimetrike të jetë marrëdhënia e forcës midis shtetit dhe qytetarëve, aq më legjitime dhe të domosdoshme bëhen format e mosbindjes civile. Veprime si bojkoti i bizneseve të lidhura me oligarkinë, refuzimi i bashkëpunimit me strukturat klienteliste apo publikimi i vlerësimeve (reviews) brutalisht të sinqerta, i kontribuojnë presionit ekonomik dhe reputacional”, ka shkruar ajo.
Sipas Hasës, këto forma proteste nuk e sfidojnë pushtetin aty ku ai është më i fortë, por aty ku është më i cenueshëm – te interesi ekonomik dhe legjitimiteti publik.
Ajo shtoi se e mbështet pa asnjë mëdyshje këtë përshkallëzim të protestës, ndërsa ndërhyrjen e policisë për të “disiplinuar” qytetarët e cilësoi si shfaqje të autoritarizmit të regjimit.
Postimi i saj i plotë: