
Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe u.d. e presidentit, ka folur në lidhje me zhvillimet politkë në Kosovë.
Ajo ka deklaruar se janë ende në pritje të një konsensusi në lidhje me çështjen e presidentit.
“Ende jemi në pritje të një konsensusi sa i përket çështjes së presidentit të ardhshëm. Mendoj që është gabim që një javë para përmbylljes së afatit për presidentit të dilet me përfundimin se kjo çështje është e mbyllur sepse është dashur që gjithë kjo javë të shfrytëzohet në drejtim të arritjes së konsensusit. Vendit nuk i duhet zgjedhjet e jashtëzakonshme. Situata aktuale po ngjason me atë të vitit të kaluar kur nuk kishte vullnet për të dalë nga bllokada e krijuar”, ka theksuar Haxhiu, transmeton KOHA.
“Palët të reflektojnë, të kihet parasysh mesazhi që kanë dhënë qytetarët në zgjedhjet e dhjetorit dhe kushdo që mendon se mund të ndryshojë diçka nga rezultati i dhjetorit e ka gabim”, ka deklaruar Haxhiu.



