Albulena Haxhiu: Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj ShBA-së për kontributin jetik për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan të Ushtrisë Amerikane nga koloneli Kurt A. Rorvik në Kampin Bondsteel në Ferizaj. Rorvik mori detyrën e komandantit të Area Support Group Balkans, shkruan KOHA.

Në njoftimin e Presidnecës thuhet se Haxhiu ka vlerësuar se Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontributin jetik në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin. 

banner

“Në këtë rast të rëndësishëm, vlerësojmë shërbimin dhe përkushtimin e komandantit në largim, si dhe bashkëpunimin e deritanishëm të Camp Bondsteel me institucionet e sigurisë, autoritetet civile dhe qytetarët e Kosovës … Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura Amerikane për kontributin jetik dhe të pazëvendësueshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë”, citohet të ketë thënë Haxhiu.

Ndërkohë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit për këtë ceremoni thuhet se “roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në përgjithësi ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon”.

Grupi për Mbështetje Rajonale në Ballkan shërben në kuadër të Ushtrisë Amerikane për Evropën duke ofruar mbikëqyrje teknike, ekspertizë dhe ndihmë për Komandën Rajonale – Lindje në Kampin Bondsteel, në kuadër të KFOR-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.