
betejën e 14 dhjetorit 1998 dhe rolin e Komandant Kapuqit në ditët e para të UÇK-së.
Bakim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, ka kujtuar 27-vjetorin e nisjes së rreth 150 ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejt Kosovës, pas stërvitjes dhe armatimit në Shqipëri, më 13 dhjetor 1998.
Sipas Jasharit, në mëngjesin e acartë të 14 dhjetorit, në Likenet e Hasit, në Gorozhup të Pashtrikut, Komandanti i Brigadës 113, Mujë Krasniqi – Kapuqi, së bashku me 40 bashkëluftëtarë, ranë heroikisht në përballje me forcat serbe, duke u përjetësuar në historinë e lirisë së Kosovës.
Ai theksoi se Komandanti Mujë Krasniqi ishte ndër bashkëluftëtarët e parë të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe kishte vepruar me të që në ditët e para të organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bakim Jashari shprehu nderim dhe krenari të përjetshme për jetën dhe veprën e Komandant Kapuqit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij, duke përmendur me emra dëshmorët që ranë në atë betejë, si dhe duke u përkulur para sakrificës së të gjithë dëshmorëve të kombit.
Ai e përmbylli përkujtimin me mesazhin: “Lavdi!”



