
Gazetarja publikon një mesazh të shkurtër, por prekës: “Çerek shekulli… dritë e bardhë e shpirtit tem!”
Në 25-vjetorin e vrasjes së veprimtarit, intelektualit dhe Heroinit të Kosovës, Xhemail Mustafa, vajza e tij, gazetarja Beriana Mustafa, ka ndarë një mesazh të shkurtër, por thellësisht emocional në rrjetet sociale. Ajo ka përkujtuar babanë e saj me fjalët: “Çerek shekulli…. dritë e bardhë e shpirtit tem!”, duke shprehur dhimbjen që mbetet e pandryshuar edhe pas 25 vitesh mungesë.
Beriana Mustafa e ka shoqëruar postimin me fotografi nga varrimi i tij, një rikujtim i një dite të rëndë për familjen Mustafa dhe për gjithë ata që e çmuan veprën e Xhemail Mustafës.
Vrasja e tij më 23 nëntor 2000 mbetet ende e pazbardhur, ndërsa kjo datë rikthen çdo vit kujtimet e dhimbshme për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Për qytetarët e Kosovës, Xhemail Mustafa mbetet simbol i fjalës së lirë, rezistencës paqësore dhe përkushtimit ndaj Kosovës.





