Burim Meta tregon pritshmëritë: Pres që me LDK-në do t’i marrim 30 për qind

Burim Meta, ish-deputet i GUXO, ka folur rreth pritshmërive nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Meta ka deklaruar se bashkimi i ish-presidentes Vjosa Osmani, të cilën e këshilloi si këshilltar, dhe LDK të arrijnë rreth 30 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit.

banner

Duke folur në Klan Kosova, Meta deklaroi se aktivizimi i Osmanit do të ndikojë në stabilizimin e përgjithshëm të skenës politike në Kosovë.

“E rëndësishme është që tashmë me aktivizimin dhe angazhimin e Vjosa Osmanit në skenën politike dhe partiake, e gjithë skena politike në Kosovë do të stabilizohet. Jam i bindur se këto diferenca të mëdha mes partisë së parë dhe partive të tjera do të zvogëlohen, do të jenë (diferenca) më minimale dhe mund të shprehem në mendimin tim personal se me LDK-në mund të marrim rreth 30%”, tha Meta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.