
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, është prezent në protestën që po mbahet në sheshin kryesor të Prishtinës me moton “Jo në emër tim”.
Veseli ka folur shkurtimisht para mediave.

Ai u ka kërkuar mediave që të kthejnë mikrofonat e të dëgjojnë popullin.
“Nuk kam asgjë me shtu prej asaj që e tha Endriti [djali i Hashim Thaçit]. Ju ftoj t’i drejtoni mikrofonat, dëgjojeni popullin çka thotë” – tha ai para gazetarëve.



