
Sylejman Selimi, ish-komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është pyetur në lidhje me reagimin shoqëror ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, që i dënoi katër të akuzuarit me një dënim në total prej 81 vitesh burgim.
Në RTV Dukagjini, Selimi ka vlerësuar se secila protesë që do të organizohet, duhet të jetë paqësore.

“Cdo protestë e cila do të mbahet duhet të jetë paqësore, duhet të jetë me dinjitet dhe duhet të më masovike. Asnjëherë nuk guxon ose nuk duhet të përdoret dhunë, më së paku ndaj institucioneve tona, të cilat i kemi kriju dhe janë kriju me gjak. Edhe ata që janë atje, janë po ata që i kanë kriju këto institucione” – tha Selimi, transmeton Gazeta Politika.
Tutje, ish-komandanti i UÇK-së ka vlerësuar se rruga e protestës nuk duhet të jetë për në zonat e banuara me serbë.
“Nuk guxojmë as me mendu, që skenar të ndryshëm mund të realizohen këtu” – tha ai.
Selimi ka kundërshtuar edhe hedhjen e gurëve dhe protestuesit me maska.



