
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj një rasti gjatë një tubimi të Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, ku një vajzë e vogël përdori gjuhë mallkuese ndaj politikanëve të tjerë.
Sipas Çitakut, përdorimi i fëmijëve në aktivitete politike është i papranueshëm.
“E neveritshme. E papranueshme”, shkroi ajo.
Ajo kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se fëmijët nuk duhet të përdoren për qëllime politike.
“Fëmijët duhet të jenë të mbrojtur nga politika, jo të përdoren si mjete propagande në tubime partiake”, deklaroi Çitaku.
Në reagimin e saj, ajo tha se fëmijët nuk duhet të shndërrohen në instrumente të fushatës politike.
“Fëmijët nuk janë rekuizita fushate. Nuk janë instrumente për kultin e individit”, u shpreh ajo.
Në fund, Çitaku bëri thirrje që fëmijët të mbahen larg përplasjeve politike.
“Fëmijët duhen lënë jashtë betejave politike. Gjithmonë”, përfundoi ajo.



