E rrallë: Gjobiten dy kamionë në Ferizaj, ndotën rrugën

Kompanitë përgjegjëse u gjobitën me nga 1000 euro pas ankesave të qytetarëve për ndotje të rrugës magjistrale në Komogllavë.

Pas ankesave të pranuara nga qytetarët përmes Qendrës së Komunikimit në Policinë Rajonale të Ferizajt, policët e trafikut kanë ndaluar dhe ndëshkuar dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani (persona juridikë).

banner

Sipas njoftimit të policisë, shoferët e autorizuar kishin për detyrë transportimin e dheut, mirëpo nuk kishin kryer pastrimin e gomave të automjeteve. Si pasojë e kësaj pakujdesie, në tri lokacione të ndryshme është ndotur rruga magjistrale Ferizaj–Kaçanik, konkretisht në zonën e fshatit Komogllavë.

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, neni 41, paragrafi 3, ndaj kompanive përgjegjëse është shqiptuar nga një gjobë në vlerë prej një mijë (1000) euro për ndotje të ambientit.

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek qytetarët dhe punonjësit e kompanive ndërtimore që gjatë kryerjes së punimeve të tregojnë kujdes të shtuar, duke respektuar rregullat e trafikut dhe mbrojtjen e mjedisit. Sipas policisë, shoferëve u ndalohet të hyjnë nga rrugë dytësore të pashtruara në rrugë të asfaltuara pa hequr më parë baltën apo materialet e tjera të papastra nga rrotat e automjeteve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.