
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka folur në lidhje me marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën.
Në një prononcim, Rama ka folur me tone pajtuese, duke theksuar se Kosova ka kryeministrin e saj.

Tutje, Rama ka theksuar se nuk e luan babën e askujt që ka shtëpinë e vet, duke kritikuar parardhësit e tij për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.



