
Xhafer Tahiri, ish-deputet i LDK-së, ka shkruar një status në prag të përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.
Tahiri ka shkruar se Osmani ka pasur plot suksese në politikën e jashtme.
Postimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani po përfundon mandatin e saj 5 vjeçar në shërbim të Republikës, plot suksese si në politikën e jashtme por edhe duke lënë trashëgimi të pasur politike në Presidencë. Mbrëmë isha i nderuar të jem i ftuar në pritjen e organizuar nga Presidentja Osmani ku takova miq të mirë me të cilët punova në vitet 2006-2016 në ZPRK!
Kjo nuk është lamutumirë, por shihemi në sfidën e radhës!



