
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se nëse një figurë e Vetëvendosjes bëhet president i Kosovës, atëherë kjo nënkupton vendosje të diktaturës.
Në “Interaktiv” të KTV-së, Haliti ka thënë se nuk beson që partia e tij mbështet ndonjë figurë të VV-së për president.
“Nëse ka pajtueshmëri në PDK që Konjufca të jetë president ne do ta votojmë krejt, por nuk e besoj që PDK-ja pajtohet që president i Kosovës të jetë një figurë politike e VV-së. Sepse VV-ja po vendos diktaturë këtu. Një parti të gjitha institucionet e shtetit”, ka thënë ai.



