
Seanca konstituive e Kuvendit ka rifilluar dhe kryetarja Albulena Haxhiu ka thënë se po i presin deputetët e PDK-së që të vinë në sallë. Gjatë ditës vazhdimi i seancës konstituive është ndërprerë pasi që deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit. Kjo pasi që Vetëvendosja nuk e ka përkrahur kandidaten e tyre për nënkryetare, Vlora Çitaku, duke abstenuar në votim. Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, e ka ftuar PDK-në që ta bëjë sërish një propozim por ata nuk e kanë bërë. Paraprakisht me 101 vota për, Ardian Gola i VV-së është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit nga radhët e VV-së. Pas kësaj vazhdimi i seancës është thirrur për orën 14:00. Kryetari i PDK-së Bedri Hamza ka thënë se nuk do të marrin pjesë më në punimet e Kuvendit. Të gjitha zhvillimet rreth seancës konstituive do të mund t’i lexoni në këtë tekst




