Hykmete Bajrami: Me dokumente të Qeverisë ia demantoj secilën të pavërtetë Kurtit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas intervistës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për deklarata të pavërteta.

“Po gënjen publikisht”, shkroi Bajrami.

banner

Ajo tha se Kurti shmang përballjet direkte me të, por shtoi se është e gatshme të debatojë jo vetëm me të, por edhe me të gjithë kabinetin qeverisës.

“Ju garantoj se do t’i dilja përballë jo vetëm atij, por edhe krejt kabinetit të tij qeverisës bashkë”, deklaroi Bajrami.

Sipas saj, me dokumente dhe fakte nga vetë qeveria do të mund të demantonte deklaratat e Kurtit.

“Jam në gjendje ta demantoj secilën të pavërtetë që po e thotë sonte”, u shpreh ajo.

Në fund, Bajrami tha se Kurti shmang debatet sepse, sipas saj, propaganda bie përballë fakteve.

“Propaganda rrëzohet kur përballet me fakte”, deklaroi Bajrami.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.