
Analistja Zana Avdiu ka komentuar nismën e një grupi brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
Reagimi i saj vjen pasi deputeti i zgjedhur Armend Zemaj dhe kryetari i Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, dorëzuan nënshkrimet për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë. Iniciativa synon shkarkimin e Abdixhikut, pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku LDK-ja u rendit e treta.

Sipas Avdiut, pas kësaj nisme fshihet synimi për ta çuar vendin sërish në zgjedhje.
“Dmth, është një grup brenda LDK-së që e ka çu dhe don me e çu vendin prapë në zgjedhje. Tentimi me e shkarku Abdixhikun, e ka pikërisht këtë qëllim”, ka shkruar ajo.
Avdiu paralajmëroi se një skenar i tillë do t’i shkonte në favor Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në rregull, shkoni edhe njëherë në zgjedhje, e le t’i merr Albin Kurti 600 mijë vota”, ka shkruar analistja.



