
Një zhvillim dramatik ka ndodhur në Lindjen e Mesme.
Sikurse raportohet, Irani ka mbyllur sërish Ngushticën e Hormuzit, një arterie shumë e rëndësishme në ekonominë globale.
Mediumi “Independent” raporton se kjo ka ndodh për shkak të refuzimit nga ana e Donald Trumpit, president i ShBA-së, për të larguar bllokadën e vendosur amerikane.
Irani kishte paralajmëruar se ngushtica “nuk do të mbetet e hapur” nëse bllokada amerikane vazhdon dhe tani ka ndërmarrë hapa për ta kufizuar atë, shkruan Independent.



