
Edward Jospeh, profesor i njohur amerikan, ka publikuar një fotografi me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Joseph e ka vlerësuar takimin me Osmanin si të “mrekullueshëm”.

Tutje, ai ka vlerësuar punën e Osmanin në mirëmbajtjen e marrëdhënieve me ShBA-në.
“Një takim i mrekullueshëm kokë më kokë në Prishtinë me ish-presidenten e Kosovës, e cila ka bërë shumë për ta ruajtur dhe forcuar marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara – Vjosa Osmani. Ajo ka ende shumë për t’i dhënë vendit të saj” – ka shkruar Joseph.



