
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar sot një operacion të suksesshëm në rajonin e Malishevës, duke arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Sipas njoftimit, arrestimi është kryer nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e Stacionit Policor në Malishevë.
“I dyshuari përmes INTERPOL-it ka qenë në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, për tafikim të narkotikëve kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, dhe kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, të cilat janë të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë” – ka shkruar PK-ja.



