Konjufca: Takimi i Kurtit me Abdixhikun dhe Osmanin na bëri optimistë për marrëveshje

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se kjo parti është më optimiste për arritjen e një marrëveshjeje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjen e presidentit, pas takimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe presidenten Vjosa Osmani.

Në një konferencë për media, Konjufca tha se ky takim kishte një qasje ndryshe nga takimet e mëparshme të zhvilluara pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

banner

“Sa i përket LDK-së, përshtypja jonë është që, për dallim të herave të kaluara, kësaj here ka vullnet më të madh për ta tejkaluar, gatishmëri më të lartë për bashkëpunim nga LDK. Opsionet që dalin në tavolinë janë në përpjestim me vullnetin dhe gatishmërinë. Edhe më shumë atëherë rriten opsionet. Për pozicione të ndryshme, përgjegjësi të ndryshme e si do të ndahen ato”, tha Konjufca.

Ai shtoi se tani mbetet që zhvillimet e brendshme në LDK të përcaktojnë hapat e mëtejmë.

“Prandaj tash çka mbetet janë zhvillimet e brendshme në LDK. Natyrisht ata e kanë krejt autonominë e vet me vendos për gjërat e tyre të brendshme, ne s’jemi as t’i këshillojmë. Sepse ata ekzistojnë moti dhe dinë me i rregullu punët e veta. E mua më duket që sa i përket bashkëpunimit, mu ka dukë që kësaj radhe ka pas një tjetër natyrë diskutimi prej herave të kaluara, na ka bërë më optimist që mund të gjejmë zgjidhje së shpejti”, deklaroi Konjufca.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.