Kurti falënderon qytetarët pas intervistës: “Jam i nderuar me shikueshmërinë rekord”

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen pas debatit të tij televiziv në Kanal 10, duke thënë se emisioni ka shënuar shikueshmëri rekord.

“Të dashur qytetarë, ju faleminderit për mbështetjen tuaj që nuk ndalet kurrë”, shkroi Kurti.

banner

Ai tha se ndihet i nderuar me interesimin e madh të publikut për paraqitjen e tij.

“Jam i nderuar me shikueshmërinë rekord sonte”, deklaroi ai.

Në fund, Kurti u bëri thirrje qytetarëve për mbështetje në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Më 7 qershor, le ta bëjmë fitoren e re me rekord të ri, për një shtet për krejt”, u shpreh Kurti.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.