“Lavdi Afrim Bunjakut”: Deputetët i duatrokasin dënimit për sulmin në Banjskë, Lista Serbe lëshon sallën

Lajmin për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj dy të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë dhe 30 vjet burgim për të akuzuarin e tretë ua dha deputetëve gjatë seancës së sotme kryekuvendarja Albulena Haxhiu.

Ky lajm u prit me duartrokitje nga deputetët.

banner

“Më lejoni të përshëndes vendimin e Gjykatës Themelore me burgim të përjetshëm për sulmin terrorist në Banjskë”, tha Haxhiu, e cila shtoi se me këtë vendim s’përmbyllet dënimi për sulmin e shtatorit të 2023-ës.

“Megjithatë, drejtësia për sulmin në Banjskë nuk përfundon këtu, ajo përmbyllet kur kryeterroristi Milan Radoiçiq transferohet në Republikën e Kosovës së bashku me terroristët tjerë. Lavdi heroit të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku” – tha ajo, transmeton Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.