LDK mban sot kuvendin, në rend dite çështja e udhëheqjes

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot (e shtunë, 31 janar) mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku pritet të diskutohet edhe për udhëheqjen e partisë.

Në këtë takim, kuvendarët do të shqyrtojnë ofertën për dorëheqje të kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, i cili kishte njoftuar se do ta vendosë mandatin në dispozicion pas rezultatit zgjedhor. Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.

banner

Anëtari i Kryesisë, Avdullah Hoti, e ka konsideruar dorëheqjen si akt të përfunduar dhe ka shpallur kandidaturën për kryetar të partisë.

Brenda LDK-së janë shprehur qëndrime të ndryshme lidhur me drejtimin e mëtejmë të partisë. Disa anëtarë kanë deklaruar mbështetje për Abdixhikun, ndërsa të tjerë kanë kërkuar ndryshime në udhëheqje. Hykmete Bajrami, ndërkohë, ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares.

Vendimet që do të merren në mbledhjen e sotme pritet të përcaktojnë hapat e ardhshëm organizativë të LDK-së.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.